TABELA - REZULLTATE | REZULLTATE LIVE (LIVE SCORE)
 
 

Poll ID 1 does not exist.
Poll ID 2 does not exist.
ZYRTARE: LORIK CANA transferohet tek GALLATASARAI

08/07/2010, 17:56
Lojtari i kombėtares kuqezi, Lorik Cana ėshtė transferuar papritur nga ekipin anglez i Sunderland pėr nė Turqi ku ka nėnshkruar njė kontratė 4 vjecare me klubin e Gallatasaraj.

Mesfushori nga Kosova qė u largua vjet nga Marseja me destinacion Sandėrlendin, ndryshon sėrish skuadėr, duke u bashkuar me verdhekuqtė e Stambollit tė cilėt drejtohen nga tekniku holandez, Frenk Rajkard.

Nė njė deklaratė tė publikuar nė faqen zyrtare tė Sandėrlendit, lojtari shqiptar shprehet se nuk ishte njė vendim i lehtė. Ai thekson se prioriteti i tij ėshtė tė luajė nė Champions League dhe tė ndodhet sa mė pranė familjes sė tij nė Shqipėri.



“Qė ditėn e parė qė erdha unė pata njė eksperiencė fantastike me Sunderland. E dija se do tė luaja me njė klub qė e mbeshteste lojėn time”, thekson Cana. Mė tej ai shton se ka dhėnė gjithcka pėr Sandėrlend, klub qė do ngelet ne memorien e tij.

“Kam mundėsinė tė luaj nė evenimentet europian dhe tė jem mė pranė familjes time. Nuk ishte njė vendim i lehtė dhe shpresoj qė njerėzit tė mė kuptojnė. I falėnderoj tė gjithė tek Sandėrlend, duke filluar qė nga trajneri, stafi, mjekėt, drejtuesit dhe sigurisht fansat. I uroj klubit tė ecė sa mė lart”, shton ish mesfushori i PSG dhe Marsejės.

Cana u aktivizua nė 35 ndeshje me Sandėrlend dhe u ble pėr 5 milionė sterlina vitin e shkuar. - Admin