TABELA - REZULLTATE | REZULLTATE LIVE (LIVE SCORE)
 
 

Poll ID 1 does not exist.
Poll ID 2 does not exist.
Lorik Cana paralajmėron Fergusonin

30/04/2010, 13:43
E gjithė Anglia duket se ėshtė fiksuar me mundėsinė qė Liverpuli t’i heqė Ēelsit titullin kampion nė Premiership gjatė sfidės sė fundjavės.

Por, Lorik Cana deklaron se mė tepėr kujdes duhet t’i kushtohet ndikimit tė Sandėrlendit nė garėn pėr titullit, me “macet e zeza” qė tė dielėn presin nė fushėn e tyre Manēester Junajtid. Nėse Ēelsi fiton nė “Anfilld Roud”, “Djajtė e Kuq” janė tė detyruar qė tė marrin pikėt e plota nė “Stadiumin e Dritės”, pėr tė shpresuar tė qėndrojnė nė garėn pėr titullin e 19-tė.

Cana mendon se tė gjithė ata qė nuk besojnė se Sandėrlendi mund tė shndėrrohet nė faktor nė duelin e kryesueseve, e kanė gabim.



Skuadra e Stiv Brus ka pėsuar vetėm dy humbje nė shtėpi gjatė gjithė kėtij sezoni: me Ēelsin nė gusht 2009 dhe me Aston Vilėn nė mes tė dhjetorit tė kaluar.

“Manēester Junajtid ėshtė njė prej skuadrave mė tė mira nė Angli, ndoshta edhe nė botė, dhe natyrisht qė nuk na pret njė ndeshje e lehtė pėrballė tyre”, deklaroi mesfushori i Kombėtares shqiptare.

“Megjithatė, ecuria jonė nė shtėpi ka qenė fantastike dhe nuk shoh asnjė arsye pėrse Sandėrlendi mos ta thotė fjalėn e tij nė garėn pėr titullin kampion. Pėrpara tifozėve tanė kemi humbur vetėm dy ndeshje gjatė kėtij sezoni, fillimisht me Ēelsin, qė kur ėshtė nė ditėn mė tė mirė mund tė mposhtė cilėndo skuadėr dhe kundėr Aston Vilės, qė fitoi me Junajtid nė ‘Olld Traford’. Nė tė gjithė kampionatin, jemi skuadra qė ka fituar mė shumė pikė nė shtėpi (34 tė tilla) dhe askush nuk duhet tė na nėnvlerėsojė. Jemi njė kockė e fortė nė fushėn tonė. Nėse Manēesteri kėrkon tė fitojė Premiership-in, mė parė ata duhet tė na thyejnė nė ‘Stadiumin e Dritės’.

Ne nuk duam t’i prishim punė askujt, por thjesht tė bėjmė detyrėn tonė. Gjithsesi, gabohen tė gjithė ata qė mendojnė se vetėm Ēelsi ka njė ndeshje shumė tė vėshtirė nė kėtė fundjavė”. Ndėrkohė, Lorik Cana ėshtė klasifikuar i treti nė anketėn e “Lojtarit mė tė Mirė” tė kėtij sezoni te Sandėrlendi. Ēmimi ėshtė fituar nga sulmuesi Daren Bent, autor i 25 golave, ndėrsa i dyti u rendit portieri Kreig Gordon.

Pėr talentet.com G. Llubani - Admin