TABELA - REZULLTATE | REZULLTATE LIVE (LIVE SCORE)
 
 

Poll ID 1 does not exist.
Poll ID 2 does not exist.
Kuzhe thėrret edhe Januzin: Jam gati tė jap maksimumin

29/04/2010, 13:04
Sulmuesi kosovar i Vorsklas zbulon ftesėn pėr dy miqėsoret e radhės

Tani duket se ka ardhur momenti i duhur, qė Ahmet Januzi tė bėjė kapėrcimin nga ekipi Shpresa drejt Kombėtares kuqezi. I kėtij mendimi ėshtė trajneri Josip Kuzhe, i cili e ka zyrtarizuar kėtė me njė ftesė pėr futbollistin kosovar tė ukrainasve tė Vorskla Poltavės pėr dy ndeshjet miqėsore tė 25 majit ndaj Malit tė Zi nė Podgoricė dhe tė 2 qershorit ndaj Andorrės nė Tiranė. Gjithēka ėshtė konfirmuar edhe nga vetė Januzi, i cili e ka pohuar dje pėr tė pėrditshmen kosovare “Express”. “Ftesa e Kuzhesė pėr t’iu bashkuar Shqipėrisė pėr miqėsoret me Malin e Zi dhe Andorrėn mė ka ardhur nė klubin e Vorsklas.



Po ashtu, rikonfirmimin e ka bėrė edhe menaxheri i ekipit kombėtar, Denis Bastari, i cili mė ka telefonuar pėr tė mė thėnė se duhet tė paraqitem nė grumbullim”, rrėfen sulmuesi, i cili te Vorskla luan pėrkrah dy kosovarėve tė tjerė kuqezinj, mbrojtėsve Armend Dallku dhe Debatik Currit. Januzi ėshtė pajisur me pasaportė shqiptare nė shkurt tė vitit 2009. Ndėrsa deri tani ka milituar nė ekipin Shpresa, ku ka debutuar nė miqėsoren kundėr Maqedonisė. Aktualisht numėron 10 prezenca nė U-21. Por kjo ftesė nuk ka qenė njė rrufe nė qiell tė hapur pėr tė. Paraqitjet e tij tė mira nė radhėt e ekipit U-21, por edhe ato nė elitėn e futbollit ukrainas nė kėtė sezon, ku ka fituar statusin e lojtarit titullar te Vorskla, kanė bindur teknikun kroat ta grumbullojė. “E prisja njė ftesė, pasi Kuzhe mė kishte vėzhguar kur luaja me Shpresat dhe trajneri Artan Bushati mė kishte paralajmėruar se shumė shpejt do tė thirresha nė Kombėtaren A”, sqaron kosovari. Ky ėshtė njė shans i madh pėr Januzin, i cili nuk ka ndėrmend ta humbasė, ndaj premton impenjim tė pakursyer, tė japė maksimumin pėr tė shpėrblyer besimin e trajnerit kroat. Shpreson qė ndihmesa e tij tė ndikojė nė arritjen e rezultateve tė mira nė eliminatoret e Euro 2012: “Do mundohem tė jap maksimumin nė ēdo ndeshje dhe shpresoj qė gjithēka tė shkojė mirė”, thekson 22-vjeēari, i cili nė tė kaluarėn ka veshur bluzėn e pėrfaqėsueses sė Kosovės. Me afrimin e Januzit, numri i kosovarėve nė Kombėtare do tė arrijė shifrėn 7, pasi aktualisht fanellėn e ekipit kuqezi e bartin edhe portierėt Arian Beqaj e Samir Ujkani, mbrojtėsit Armend Dallku e Debatik Curri, mesfushori Lorik Cana dhe sulmuesi Besart Berisha. Por ky numėr mund tė rritet nė tė ardhmen, pasi tekniku kroat po mban nėn vėzhgim edhe dy talente kosovarė si Valdet Ramėn (Hanover 96) dhe Andis Shalėn (Dundi Junajtid). Pėrveē Jonuzit, nė listėn qė Kuzhe pritet tė shpallė sė shpejti do tė jenė edhe emra tė tjerė tė rinj si: Edgar Ēani (Piaēenca), Bekim Bala (Vllaznia) dhe Emilian Veliaj (Laēi). - Admin