TABELA - REZULLTATE | REZULLTATE LIVE (LIVE SCORE)
 
 

Poll ID 1 does not exist.
Poll ID 2 does not exist.
Besian Idrizaj, gati pėr Shqipėrinė

29/04/2010, 13:02
Sulmuesi i formuar te Liverpuli mund tė debutojė nė miqėsoren me Malin e Zi

Besian Idrizaj ėshtė shprehur i gatshėm tė bėhet pjesė e Kombėtares shqiptare. Sulmuesi, i cili ka qenė pjesė e Liverpulit, e qė tashmė militon nė Ēempionshipin anglez (kategoria e dytė) me Suansi Sitin, ka pranuar tė bėhet pjesė e skuadrės pėr eliminatoret e Euro 2012. Sot nė Federatėn e Futbollit do tė zhvillohet njė bisedė ndėrmjet krerėve tė kėtij institucioni dhe njerėzve qė kanė hyrė si ndėrmjetės qė kjo dėshirė e 22-vjeēarit tė realizohet nė terma afatshkurtėr.




Nė prag tė kualifikueseve kontinentale, trajneri Josip Kuzhe po vazhdon punėn pėr tė krijuar grupin e lojtarėve qė do tė pėrfaqėsojė vendin tonė nė Europian. Njė prej detyrave tė kroatit ėshtė edhe rinovimi i skuadrės, duke ndėrthurur eksperiencėn e Beqajt, Lalės, Skelės, Bogdanit apo Duros me tė rinj tė talentuar, tė cilėt do tė shndėrrohen nė elementė tė rėndėsishėm tė sė ardhmes. Reparti qė duket se nuk do tė vuajė nga “kalimi i stafetės” duket se do tė jetė sulmi. Pėrveē Kapllanit e Salihit qė janė pjesė e rėndėsishme e fazės ofensive, por edhe Elis Bakajt, i cili ėshtė i pėrhershėm nė skuadėr, kandidatėt nuk mungojnė. Ahmed Januzi, i cili pret tė debutojė nė dy miqėsoret e ardhshme kundėr Malit tė Zi (mė 25 maj) dhe Andorrės (mė 2 qershor), Bekim Balės dhe Edgar Canit, i ėshtė shtuar edhe Besian Idrizaj. Lojtari i lindur nė Austri, nė afėrsi tė Vjenės nga prindėr kosovarė, ka shprehur dėshirėn qė t’i bashkohet kontingjentit tė Kombėtares. Sulmuesi ende nuk ka komunikuar drejtpėrdrejt me zyrtarėt e FSHF-sė, apo me trajnerin Kuzhe, por ia ka komunikuar njė fakt tė tillė personave qė kanė kontakte tė forta nė “qeverinė” e futbollit. Nė harkun e pak orėve, synimi i Idrizajt do t’i transmetohet presidentit Armand Duka, qė nga ana e tij do angazhojė drejtuesin e stolit pėr tė menaxhuar situatėn. Qėllimi ėshtė qė 22-vjeēari tė ketė sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur njė shans nė pėrfaqėsuese, ndoshta qė dy miqėsoreve tė radhės, tė cilat do tė luhen nė Podgoricė dhe nė Tiranė. Afrimi i tij do tė ishte mjaft pozitiv pėr tė rritur konkurrencėn nė sulm, e cila nė mėnyrė tė pashmangshme do tė rriste alternativat dhe cilėsinė.

Besian Idrizaj ka lindur nė Austri mė 12 tetor 1987, vetėm pak kilometra larg Vjenės. Klubi i tij i parė ka qenė Admira Linz, ndėrsa nga viti 2003 dhe pėr dy sezone luajti me LASK Linz, ku realizoi 3 gola nė 35 ndeshje. Nė sezonin 2004-’05 u shpall “Lojtari i Ri mė i Mirė” nė Austri. Pas njė prove tė kaluar me sukses, nė verėn e vitit 2005 u transferua te Liverpuli, por ka qenė i pafat nė sezonin e parė me gjigantėt anglezė: dėmtimet e shumta nuk e lejuan qė tė shpaloste tė gjithė kualitetin nė fushėn e lojės. Me ekipin e drejtuar nga Rafa Benitez, Idrizaj ka luajtur vetėm nė miqėsoren e fazės pėrgatitore kundėr Urekshemit, mė 15 korrik 2006, ku u aktivizua pėr 45 minuta pėrkrah Kreig Belami. Nė vitin 2007 filloi njė histori e gjatė huazimesh te Luton, Kristal Palas, Oldham Athletik nė Ēempionship, ndėrsa kontrata me Liverpulin pėrfundoi me huazimin tek austriakėt e Uaker Insbruk. Nė korrik 2009 sulmuesi firmosi pėr Bllekbėrn Rovers, ku luante me ekipin e dytė, por vetėm pas njė muaji ai u transferua te Suansi Siti, skuadėr me tė cilėn vazhdon tė pėrfaqėsohet. Ai ka luajtur edhe 12 ndeshje, ku ka realizuar 3 gola pėr U-21 tė Austrisė, por kjo nuk do ta pengojė aktivizimin me Kombėtaren “A” tė Shqipėrisė. - Admin