TABELA - REZULLTATE | REZULLTATE LIVE (LIVE SCORE)
 
 

Poll ID 1 does not exist.
Poll ID 2 does not exist.
Klubet e mėdha evropiane interesohen pėr Shaqirin

23/02/2010, 14:11
Skuadra nga ligat mė tė forta evropiane janė duke u interesuar pėr shėrbimet e mesfushorit kosovar tė Baselit Xherdan Shaqiri. Por, 18-vjeēari nuk e ka ndėrmend tė largohet nga ekipi zviceran pa fituar disa trofe. Shaqiri nė dy ndeshjet e para tė stinorit pranveror tė Superligės sė Zvicrės ishte titullar te Baseli, nė pozitėn e mesfushorit tė krahut tė majtė.
"Unė jam i ri dhe po luaj rregullisht pėr Baselin. Kjo mė bėnė qė tė jam interesant edhe pėr klubet e ligave tė forta evropiane. Pėr mua aktualisht janė duke u interesuar klube tė forta tė Gjermanisė, Italisė dhe Anglisė. Por, para se tė largohem dua tė fitojė disa trofe me Baselin. Nuk mund tė them tani se kur do tė largohem, por natyrisht qė synoj nė tė ardhmen tė luajė nė ndonjėrėn nga ligat mė tė forta evropiane", ka thėnė Shaqiri tė premten pėr Kohėn Ditore.




Futbollisti i lindur nė Gjilan, nė verė tė vitit tė kaluar u transferua nga ekipi i tė rinjve tė Baselit nė ekipin senior. Nė Superligė debutoi si 17-vjeēar, ndėrsa ka luajtur nė 17 nga 20 ndeshjet e zhvilluara deri tani. Ka njė gol dhe njė asistim nė garat kampionale. Ai nuk ka pritur se do tė luajė kaq shumė nė edicionin e tij debutues.
"Kur njė lojtar i ri transferohet nga ekipi U-21 nė ekipin e parė, ai fillimisht vetėm stėrvitet dhe ambientohet. Pra, luan shumė pak apo aspak. Unė pata fat qė kur iu bashkova ekipit tė parė, drejtimin e Baselit e mori trajneri Thorsten Fink. Ardhja e trajnerit tė ri nėnkuptonte qė tė gjithė lojtarėt kishin mundėsi tė dėshmohen. Unė e shfrytėzova kėtė dhe i tregova trajnerit qė nuk jam vetėm pėr bankinė", ka theksuar Shaqiri. "Nė vjeshtė aktivizohesha kryesisht si zėvendėsues, ndėrsa nė dy ndeshjet e para tė pranverės isha startues. Jam duke luajtur mesfushor i majtė, ku zakonisht nga fillimi luan portugezi Carlitos, i cili ėshtė i lėnduar. Pasi tė shėrohet ai do tė kthehet nė pozitėn e tij, pasi ėshtė lojtar i mirė. Por, unė jam i ri, mė duhet tė punoj ende dhe ka mundėsi qė trajneri tė mė vendos nė ndonjė pozitė tjetėr", ka shtuar mesfushori shtatshkurtėr (169 cm).
Shaqiri pjesė e klubit Basel ėshtė nga viti 2001. Ai nė nėntor tė vitit tė kaluar debutoi nė U-21 tė Zvicrės. Mė herėt ka luajtur edhe pėr pėrfaqėsueset e grupmoshave mė tė reja. Vlerėsohet ndėr futbollistėt mė tė talentuar nė Zvicėr.
Pjesė e skuadrės seniore tė Baselit janė edhe mbrojtėsi Beg Ferati dhe mesfushorėt Taulant e Granit Xhaka. Ferati luan herė pas here, ndėrsa vėllezėrit Xhaka janė nė pritje tė debutimit. Ata muajin e kaluar kaluan nga ekipi i tė rinjve nė atė senior.
Pas xhiros 20, Baseli zė pozitėn e dytė me 40 pikė, katėr mė pak se Young Boys. Kėto dy skuadra u takuan nė xhiron e parė tė stinorit pranveror, ndėrsa fitore me rezultat 4:0 shėnoi Bazeli.
"Young Boys ėshtė lider dhe favorit pėr tė fituar titullin. Por ne nuk do tė dorėzohemi deri nė fund dhe unė jam optimist", ka pohuar Shaqiri.
Baseli ėshtė shpallur kampion i Zvicrės 12 herė, pėr herė tė fundit nė vitin 2008 - Admin