TABELA - REZULLTATE | REZULLTATE LIVE (LIVE SCORE)
 
 

Poll ID 1 does not exist.
Poll ID 2 does not exist.
Gėzim Istrefi: Mė kėrkon Suedia por unė dua Shqipėrinė

17/02/2010, 10:31
Ekskluzive / Prej disa kohesh www.talentet.com ndjekin me interes
talentin e ri shqiptar qe aktivizohet ne Suedi, Gzim Istrefin. 18
vjecar nga Mitrovica nepermjet nje interviste ekskluzive rrefen per
fillimet e tij ne futboll, objektivat, eksperiencen me ekipin e
Carlstad United dhe te ardhmen. Sulmuesi shpjegon edhe arsyet e
verteta se perse e refuzoi oferten e Mancester Sitit, ndersa tregon
edhe per proven disa ditore qe kaloi pak kohe me pare tek gjigandi
austriak i Rapidit te Vjenes. Shtatlarti shpreh njėkohėsisht dėshirėn
e madhe pėr tė veshur nje dite fanellėn e Kombeares "kuqezi" edhe pse
perfaqesuesja U-19 e Suedise kėrkon shėrbimet e tij.



www.talentet.com: Gzim, na tregoni dicka me shume per veten tuaj?

Gzim Istrefi: Quhem Gzim Istrefi dhe jam 18 vjec, kam lindur ne
Mitrovicė me 18 Dhjetor 1991. Prejardhjen e kam nga Bajgora. Ne Suedi
jetoj qe afro 17 vjet, d.m.th jemi shperngullur me gjithe familjen ne
vitin 92.

www.talentet.com: Kur keni filluar te luani futboll dhe me cfare
skuadrash jeni aktivizuar me pare?


Gzim Istrefi: Kam filluar te luaj futboll dikur ne moshėn 9-10
vjecare. Fillimet e mia i kam nisur tek ekipi i Stenungsundit qe quhet
Stenungsunds IF. Si 14 vjecar kam debutuar per ekipin e pare te
Stenungsundit qe asokohe gjendej ne div.3 te Suedise. Ketu kam luajtur
deri ne moshėn 15 vjecare, kur pranova nje ofertė nga Carlstad United
qe gjendej ne div.1 te Suedisė - per te nenshkruar kontrate
profesionale.

www.talentet.com: Cfare prisni nga sezoni i ri me Carlstad United?

Gzim Istrefi: Ne sezonin e fundit kam luajtur rregullisht dhe kam
arritur te shenoj 6 gola dhe 8 asista ne 22 takime, si mesfushor
anesor dhe sulmues. Ne sezonin e ri pres t’a rikonfirmoj formen time,
te zhvillohem edhe me tej si futbollist dhe te shenoj sa me shume gola
ne pozicionin tim te preferuar, si sulmues.

www.talentet.com: Ju ishit disa dite me pare ne prove tek Rapidi i
Vjenes. Si ju shkoi ky test?


Gzim Istrefi: Po, kam qenė 1 jave ne prove tek ekipi i Rapidit te
Vjenes me ftesė te tyre. Ketu jam ushtruar me ekipin e pare gjate
gjithe javės, ndersa ne ndeshjen prove kam luajtur nen nje kombinim te
ekipit e pare dhe atij B. Kete ndeshje ne e fituam 4-0 kunder ekipit
te Slovan dhe une arrita te shenoj 2 gola. Mbas ndeshjes trajneret e
Rapidit me thane qe kisha luajtur mire. Dhe tash eshte ne dorėn e tyre
te merren me menaxherin dhe klubin tim.

www.talentet.com: Ju jeni testuar edhe tek Manchester City. Na tregoni
per kete ekspreience?

Gzim Istrefi: Ne prove tek Manchester City kam shkuar si 16 vjecar.
Manvhester.City ka raporte te mira me Carlstad United ku aktivizohem
dhe ata me ftuan per nje prove 10-diteshe. Ketu kalova shume mire dhe
me thane qe do te me mbanin ne vezhgim. Mbas 3 javeve me ftuan qe te
shkoj prape per nje prove te dyte. Edhe kete here tregova loje te
mire. Ne fund te proves me erdhi nje propozim per te nenshkruar
kontrate 3-vjecare. Por une isha i ri ne moshe, dhe pas bisedimeve me
familjen vendosem qe me e rendesishme per mua ishte shkolla dhe
refuzova ftesen e tyre.

www.talentet.com: Cilet jane idhujt tuaj?


Gzim Istrefi: Idhulli im eshte Ronaldinho. Nga futbollistet shqiptar
pelqej Bogdanin.

www.talentet.com: Kemi mesuar se Kombetarja U-19 te Suedise kerkon
sherbimet tuaja, madje trajneri i tyre, interesohet shpesh per ju…


Gzim Istrefi: Po eshte e vertete. Ai ka folur me trajnerin tim dhe e
ka pyetur per mua, vetem te shohim cfare do te behet me kete pune.

www.talentet.com: A deshironi te luani me Kombetaren e Shqiperise ne te ardhmen?

Gzim Istrefi: Po, deshiroj te luaj per Shqipėrine dhe ta perfaqesoj
flamurin tone Kuq e Zi.

www.talentet.com: Cilat jane objektivat tuaja?

Gzim Istrefi: Ne tė ardhmen dua qe une dhe familja ime te mund te
jetojnė nga te ardhurat e mia si futbollist. Dhe endrra e deshira ime
eshte qe nje ditė te luaj pėr Barcelonen.

www.talentet.com: Dhe ne fund nje mesazh per te gjithe tifozat ku e zi…


Gzim Istrefi: Nje Komb, Nje Kombetare! Jeni te mrekullueshum dhe
lojtari i 12-te i Kombetares!


Nga Liridon Cecja - Admin