TABELA - REZULLTATE | REZULLTATE LIVE (LIVE SCORE)
 
 

Poll ID 1 does not exist.
Poll ID 2 does not exist.
Arturo Ymeri, talenti i ri i Xhenoas

17/02/2010, 10:24
Se shpejti ne eliten e futbollit Italian , ne Serine A pritet te
debutoj edhe nje tjeter futbollist i talentuar shqiptar. Ai eshte
Arturo Ymeri qe luan me te rinjte e skuadres e Xhenoas. 18 vjecari,
kete vit eshte duke u paraqitur mjaft edhe pse aktivizohet me lojtare
me te medhenje se vetja. "Kete vit ne ‘Primavera’ luaj me shoke 1 ose
2 vjet me te medhenj, por prap ndihem mire me ekipin dhe po bej nje
kampionat te mire me 15 prezenca dhe 2 gola", tregon djaloshi, i cili
ka lindur ne qytetin e Italian te Savonas – aty ku ka hedhur edhe hapat e pare ne futboll.
Talenti shqiptar qe ka prejardhje nga qyteti bregdetar i Durresit
stervitet shpesh-here me ekipin e pare te Xhenoas qe drejtohet nga
trajneri Gasperini ndersa ende nuk ka debutuar ne nje ndeshje zyrtare
ne Serine A.



"Ne skuadren e pare ka akoma kohe, e rendesishme eshte te
vazhdoj te ndjek kete rruge qe po ndjek tani...".
Nderkohe, sa here qe ekipi i tij ( FC Xhenoa Primavera) eshte
perballur kunder skuadres se pare, ai ka arritur te vere ne veshtiresi
edhe yje te tille si: Hernan Krespo, Rodrigo Palasio apo edhe
portierin Marko Amelia. "Ndonjehere bejme ndonje ndeshje kunder
skuadres se pare dhe ndonjehere arrijme t’i veme ne veshtiresi", thote
mesfushori qe luan prej pese vjetesh ne Akademine e klubit kuq e blu.
Interesant eshte fakti se emri i 18 vjecarit eshte federuar edhe ne
listen qe ekipi i Xhenoas i ka dorezuar UEFA-s per ndeshjet e Liges se
Europes.
Ndersa ai do te ishte i lumtur nese do te ftohej nje dite ne
Kombetaren e Shqiperise. "Unė do tė isha shumė i lumtur nė qoftė se
mua me thėrrasin ne ekipin kombėtar, por deri tani nuk kam marrė asnjė
thirrje", thote ne fund te prononcimit te tij per www.talentet.com,
Arturo Ymeri. - Admin