19/07/2010, 18:06
Klubi i Serisė B ka arritur tė bindė Palermon pėr tė mbajtur “gardianin” Samir Ujkani do tė vazhdojė aventurėn te Novara. Portieri i Kombėtares shqiptare ishte njė prej elementėve mė tė spikatur tė klubit piemontez gjatė sezonit tė kaluar dhe njė prej heronjve qė e rikthyen skuadrėn nė Serinė B pas 33 vjetėsh mungesė. Pas bisedimeve me drejtuesit e Palermos, klubit qė ka nė pronėsi kartonin e “gardianit” 22-vjeēar, Novara arriti tė siguronte edhe pėr njė sezon shėrbimet e Ujkanit. Nė fakt, nė akordin mes dy klubeve italiane ka ndikuar edhe vullneti i lojtarit kuqezi, i cili ka preferuar tė ketė njė rol protagonisti nė Serinė B.
Nėse do tė qėndronte te sicilianėt, portieri i lindur nė Vushtri do tė ishte i detyruar tė ulej nė stolin e rezervave, pasi numri 1 i skuadrės ėshtė Salvatore Sirigu. Ky i fundit ishte njė prej zbulimeve tė sezonit tė kaluar nė kampionatin italian dhe paraqitjet e mira me Palermon i “dhuruan” njė vend nė pėrfaqėsuesen italiane, por nė fund Lipi zgjodhi tė mos e merrte nė Kupėn e Botės 2010, tė zhvilluar nė Afrikėn e Jugut. - Admin
|