16/07/2010, 20:32
Pas finales sė Kupės sė Botės, Spanjė Holandė 1-0, FIFA ka dhėnė edhe ēmimet pėr lojtarėt mė tė mirė tė botėrorit.
Sulmuesi i Uruguajit Diego Forlan ka marrė Topin e Artė si futbollisti mė i mirė i turneut, ndėrsa Kėpuca e Artė i shkoi gjermanit Tomas Myler, qė pėrveē 5 golave, ka dhėnė edhe 3 asiste.
Diego Forlan, sulmuesi i Uruguajit, ėshtė zgjedhur si futbollisti mė i mirė i Botėrorit tė Afrikės sė Jugut. Sulmuesi i Uruguajit, autor i 5 golave nė kėtė Kupė Bote, ka lėnė pas nė renditje holandezin Uesli Shnajder, qė u shpall Topi i Argjendtė, si edhe spanjollin David Vija. Forlan ka shėnuar 5 gola kėtė Botėror, duke udhėhequr skuadrėn e tij drejt gjysmėfinales.
Ndėrkohė, pėrsa i pėrket Kėpucės sė Artė, janė 4 futbollistė qė kanė mbetur nė kuotėn e 5 golave. Pėrveē lojtarėve tė mėsipėrm, ėshtė edhe gjermani Myler. E megjithatė, FIFA ia ka dhėnė pikėrisht kėtij tė fundit Kėpucėn e Artė, duke llogaritur kėtu edhe tre asistet e dhėna pėr shokėt e skuadrės. Veē kėsaj, Myler ėshtė zgjedhur edhe i riu mė i mirė i Kupės sė Botės.
Ndėrkohė, Iker Kasijas u shpall portieri mė i mirė i turneut, ndėrsa Spanja mori ēmimin Fair-Play nga FIFA, duke e vlerėsuar sjelljen e saj si njė shembull brenda dhe jashtė fushės.
Andres Iniesta ėshtė zgjedhur nga FIFA si futbollisti mė i mirė i finales, ndėrsa pas golit mesfushori i Barcelonės ka patur njė dedikim tė veēantė pėr Dani Zharke, ish-lojtarin e Espanjolit qė vdiq njė vit mė parė.
Janė detajet e vogla ato qė i bėjnė futbollistėt kampionė tė mėdhenj. Pas golit tė djeshėm, Andres Iniesta ka hequr bluzėn, ndėrsa poshtė saj ka patur njė dedikim tė veēantė pėr Dani Zharke. Ish-futbollisti i Espanjolit vdiq mė 8 gusht 2009 pasi humbi ndjenjat nė dhomėn e tij tė hotelit. Pas kėtij gjesti, tė gjithė kanė shkuar tė pėrqafojnė mesfushorin e Barcelonės. Ėshtė ai heroi i kėsaj mbrėmje, ėshtė ai njeriu qė i dha trofeun skuadrės spanjolle dhe qė u zgjodh nga FIFA si futbollisti mė i mirė i finales. “Nuk gjej dot fjalėt, ia dedikoj kėtė gol Zharkesė, familjes sime dhe tė gjithė Spanjės, - u shpreh mesfushori i druajtur i Barcelonės pas takimit. Kjo Kupė Bote ėshtė fryt i njė pune shumė tė gjatė. Kemi kaluar momente tė vėshtira, por tani ėshtė koha qė tė festojmė”, deklaroi Andres Iniesta. Lojtari i Barcelonės duket se do tė mbetet gjithnjė ai qė zgjidh situatat e vėshtira. E ka bėrė kėtė nė gjysmėfinale ndaj Ēelsit, e ka bėrė edhe mbrėmė nė Johanesburg. Ndėrkohė, njė dedikim i veēantė edhe nga Serxho Ramos, qė ia ka kushtuar Kupėn e Botės ish-lojtarit tė Seviljes Antonio Puerta. - Admin
|