16/07/2010, 20:29
Superliga Shqiptare ka njohur ndeshjet e para pėr sezonin e ri qė do tė startojė me 21 Gusht.
Kampionia nė fuqi, Dinamo do tė nisė mbrojtjen e titulli me Flamurtarin, ndėrkohė qė dy prurjet e reja nga Kategoria e Parė, Bylisi dhe Elbasani do tė kenė qė nė javėn e parė pėrballė tė vėshtira. Ballshiotėt do tė luajnė nė “Loro Borici” pėrballė Vllaznisė, ndėrsa Elbasani do tė presė Tiranėn, skuadėr kjo qė kaloi turin e parė eliminator nė Europa League. Kėtė vit shorti pėr Kampionatin e 72-tė Kombėtar u hodh nga sulmuesi i Kombėtares, Erjon Bogdani, i ndihmuar nga shefi i sektorit tė garave, Ilir Shulku. Sipas shortit, derbi i kryqytetit Tirana-Dinamo do tė zhvillohet nė javėn e 7-tė, dhe nė javėn e 18-tė me Dinamon si organizatore tė takimit.
Edhe kėtė sezon nė Superligė do tė marrin pjesė 12 skuadra. Takimet ashtu si vitin e kaluar do tė luhen ditėn e premte, tė shtunė dhe tė diel, dhe kampionati do tė zhvillohet me tre faza. - Admin
|