09/03/2010, 11:28
Mesfushori kosovar, Gjergj Bushaj, ka debutuar me fitore nė Kampionatin e Kroacisė. 18-vjeēari Bushaj tė shtunėn luajti nga minuta e 84-t pėr Istra 1961 qė mposhti 2:0 si mysafir Varteksin. Ndeshja i takonte javės sė 19-tė tė Kampionatit kroat. Bushaj nė Istra 1961 kaloi muajin e kaluar. Ai mė herėt u provua nė klubin mė tė njohur kroat, Dinamo Zagreb. Deri nė fund tė stinorit vjeshtor ka luajtur pėr Vėllaznimin e Gjakovės. Futbollisti gjakovar ėshtė dashur tė debutonte javėn e kaluar, nė xhiron e parė tė stinorit pranveror, por pėr shkak tė problemeve me dokumentacion nuk pati tė drejtė loje. Bushaj ėshtė ndėr futbollistėt e paktė kosovarė qė nė afatin e janarit siguruan transferim jashtė vendit.
“Jam shumė i kėnaqur me debutim. Kam luajtur pas dy sulmuesve dhe kam pasur paraqitje tė mirė. Edhe trajneri ėshtė ndarė i kėnaqur me mua”, ka thėnė Bushaj pėr gazetėn. Pėr Istran luan edhe sulmuesi i Pėrfaqėsueses sė Maqedonisė, Armend Alimi. Alimi tė shtunėn ishte titullar dhe ndėr mė tė dalluarit nė fushė. Ai luajti deri nė minutėn e 88-tė. Istra ėshtė duke luftuar pėr mbetje nė kategorinė e parė. Mban pozitėn e 14-tė me 16 pikė tė mbledhura. Liga numėron gjithsej 16 skuadra. - Admin
|